• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, June 6, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Dikur ishte portieri i tretë i Real Madridit

18/04/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Andriy Lunin dikur ishte portieri i tretë i Real Madridit.

Por, ukrainasi punoi fort dhe nuk u dorëzua asnjëherë për të arritur në ditët ku është sot.

Ai në këtë edicion e shfrytëzoi për mrekulli lëndimin e Thibaut Courtois dhe formën jo shumë të mirë të Kepa Arrizabalaga dhe u bë portieri i parë i “Los Blancos”.

E 25 vjeçari u bë hero i “Mbretërve të Spanjës” mbrëmë në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Portieri ukrainas bëri paraqitje fantastike duke i shpëtuar spanjollët, ndërsa ishte protagonist mbi të gjitha në gjuajtjet e penalltive duke ia mundësuar ekipit të Carlo Ancelottit kualifikimin në gjysmëfinale.

“Puna e madhe u shpërblye. Jam mjaft i lumtur që e ndihmova Real Madridin dhe më duhet ta falënderoj këtë grup futbollistësh për mbështetjen. Jam njeriu më i lumtur në botë”, tha Lunin pas lojës.

Ai i ishte bashkuar Realit në vitin 2018 si portier i tretë, ndërsa i kishte pranuar huazimet në Leganes, Valladolid e Oviedo.

Edhe këtë sezon e nisi si portieri i tretë, ndërsa kundër RB Leipzig i bëri 9 pritje.

E mbrëmë i bëri 8 pritje të tjera kundër Manchester Cityt në “Etihad Stadium”, ndërsa i bëri dy pritje historike të penalltive duke e ndihmuar ekipin e tij që ta presë biletën e gjysmëfinales së Championsit.

Next Post

​Klopp synon përmbysjen e Atalantës, formacionet e mundshme

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.