Kombëtarja e Shqipërisë nis sonte fushatën e saj në Ligën e Kombeve, ku në stadiumin “Air Albania” pret Bjellorusinë.
Sfida nis nga ora 20:45, ndërsa kuqezinjtë synojnë ta nisin me fitore këtë edicion dhe të bëjnë hapin e parë drejt ngjitjes në Ligën B.
Trajneri Rolando Maran ka vendosur për formacionin titullar, ku nuk ka shumë surpriza.
Në portë rikthehet Etrit Berisha, ndërsa në formacion është edhe Elseid Hysaj, i cili aktualisht po stërvitet me Vllazninë.
Në krahun e majtë do të luajë Pilon, ndërsa pjesa tjetër e formacionit është ajo e pritshme, si në mesfushë ashtu edhe në sulm.
Vëmendje të veçantë pritet të marrë Ernest Muçi, i cili vjen si një nga lojtarët më në formë të Kombëtares shqiptare gjatë këtij grumbullimi.

Teilen: