Giovanni Malagò është në një pozitë të vështirë. Numri një i Federatës Italiane të Futbollit ka shtyrë për javën që vjen vendimin për caktimin e komisarit të ri teknik të Italisë.
Momenti i futbollit italian është delikat pasi Italia për tre edicione radhazi nuk arrin që të kualifikohet në Botërorë.
Për këtë arsye Malagò do të konsultohet me Maldini-n dhe Leonardo-n, të cilët kanë përpiluar edhe një listë kandidatësh.
Vetë Malagò ka thënë sot se pretendenti kryesor për të marrë Italinë është Roberto Mancini edhe pse në këtë pikë nuk ka një vendim final pasi një kandidaturë e fortë është edhe ajo e Andrea Pirlo-s. A.V.
Teilen: