Wednesday, 17. June 2026
Sport

Dinamo prezanton Ajzerajn

GS 17/06/2026 2 Min. Lesezeit

Almir Ajzeraj edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës Dinamo City nga Shqipëria.

Dinamo, të mërkurën e ka prezantuar Ajzerajn, të cilit i ka dëshiruar mirëseardhje dhe suksese me ekipin nga Tirana.

Ajzeraj, tashmë i është bashkuar ekipit në fazën përgatitore, të cilën Dinamo City nën drejtimin e trajnerit Ilir Daja po e zhvillon në Ohër të Maqedonisë së Veriut.

“Ajzeraj, 28 vjeç, luan në të dy krahët e sulmit, apo edhe si numër 10. Lojtari ka firmosur kontratën me klubin tonë dhe i është bashkuar skuadrës në Ohër, ku po zhvillohet faza përgatitore. Presidenti Adrian Bardhi është i angazhuar maksimalisht për të plotësuar të gjitha kërkesat e trajnerit Ilir Daja në merkaton e verës, duke e kompletuar skuadrën në çdo aspekt që ajo të jetë sa më kompetitive në Europë dhe sezonin e ardhshëm”, ka shkruar ndër të tjera Ajzeraj.

Ajzeraj i bashkohet Dinamo Cityt pas gjashtë vjetëve te Drita e Gjilanit, ekip më të cilin ka fituar tre tituj kampioni dhe një Superkupën të Kosovës.

Ajzeraj në Shqipëri ka luajtur edhe te Skënderbeu i Korçës kurse në Kosovë karrierë ka bërë te Ballkani e Flamurtari.

Teilen: