Tuesday, 23. June 2026
Sport

Dinamo rinovon për dy vite me Lorenco Vilën, prej 3 sezonesh pjesë e bluve

GS 23/06/2026 2 Min. Lesezeit

Lorenco Vila do të qëndrojë te Dinamo edhe për dy vitet e ardhshme, pasi ka rinovuar kontratën me klubin kryeqytetas. Sulmuesi 27-vjeçar është një lojtarët më besnikë të kësaj skuadre, me të cilën do të luajë sezonin e 4-t radhazi.

Vila është aktivizuar në pozicione të ndryshme nga trajneri Ilir Daja, madje edhe në mesfushë. Përpara tij me blutë kanë rinovuar zyrtarisht kapiteni Bruno Dita dhe portieri Aldo Teqja. Të njëjtën rrugë pritet të ndjekin edhe lojtarë të tjerë.

Postimi i Dinamos

Vazhdojmë bashkë edhe me Lorenco Vilën. FC Dinamo dëshiron të bëjë me dije se ka rinovuar kontratën për dy vitet e ardhshme me futbollistin Lorenco Vila, pjesë e rëndësishme e jona gjatë 3 sezoneve të fundit.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi e shohin këtë lojtar si një element me vlera në projektin ambicioz për t’i çuar 18 herë kampionët e vendit në majën e futbollit shqiptar.

Me kualitetin që zotëron dhe pjekurinë që ka fituar tashmë me fanellën dinamovite, besojmë fort se Vila është një nga ata lojtarë që do të marrin rolin e liderit të skuadrës sonë.

Teilen: