Monday, 18. May 2026
Sport

Dinamo shkarkon Cannavaron

GS 09/04/2025 1 Min. Lesezeit

Aventura e trajnerit Fabio Cannavaro nuk ka zgjatur më shumë se tre muaj në Kroaci.

Tekniku italian më nuk është trajner i skuadrës së Dinamo Zagrebit, e cila ka njoftuar se klubin deri në fund të sezonit do ta udhëheq Sandro Perkviq.

Shkarkimi i Cannavaros erdhi pas humbjes së Dinamos nga Istra me rezultatin 3:0 kurse italiani ka udhëhequr ekipin kroat në 14 ndeshje zyrtare.

Në njoftim, Dnamo ka falënderuar Cannavaron për punën dhe kontributin e dhënë si dhe i ka dëshiruar suksese në vazhdim të karrierës.

Teilen: