Klubi i Dinamos ka zyrtarizuar sot firmën me një lojtar të ri. Bëhet fjalë për një mbrojtës nigerian 20-vjeçar, me të cilin blutë kanë arritur marrëveshjen për të firmosur kontratë.
“Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me Jonathan Ochiche. Qendërmbrojtësi 20-vjeçar nigerian i bashkohet skuadrës sonë nga Ikon Allah Academy, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij me fanellën blu. Klubi i uron Jonathan mirëseardhjen dhe shumë suksese në familjen dinamovite”, – shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.
Ochiche është bashkuar me Dinamon prej kohësh, bashkë me dy futbollistë të tjerë afrikanë të rinj në moshë. Klubi është bindur nga mbrojtësi dhe tashmë e ka konfirmuar atë si pjesë të vetën.
Blutë kanë pasur nevojë për përforcime në mbrojtjes, sidomos në qendër, ku të gatshëm për trajnerin Ilir Daja janë Dita, Aliji dhe Hoxhallari.