Thursday, 4. June 2026
Futboll

Diomande i shkel syrin PSG-së: Është një ekip që e kam dashur që kur isha fëmijë

GS 04/06/2026 1 Min. Lesezeit

Në prag të miqësores së sotmes mes Francës dhe Bregut të Fildishtë, Yan Diomande, nuk i ka shpëtuar dot pyetjeve të gazetarëve në lidhje me të ardhmen e tij. 19-vjeçari i cili shkëlqeu në sezonin e tij të parë në Bundesligë me Leipzig, i ka “shkelur” syrin PSG-së, duke u shprehur publikisht se do i pëlqentë të luante aty.

“Paris Saint-Germain është një ekip që e kam dashur që kur isha fëmijë. Babai im është një tifoz i PSG-së dhe si tifoz futbolli, e adhuroj absolutisht këtë klub. Do të ishte një kënaqësi për mua të luaja këtu me një nga klubet më të mëdha. Është gjithmonë e veçantë të vij këtu, dhe meqenëse frëngjishtja është gjuha kryesore, mendoj se nuk do të ishte e vështirë të ambientohesha. Pra, pse jo?”, tha Diomande për L’Equipe.

Kujtojmë se Diomande është një nga emrat e rinj më të kërkuar në treg. Leipzig ka lënë të kuptohet se shifra që kërkon për 19-vjeçarin është 100 milionë euro.

Teilen: