Trajneri i Barcelonës, Ksavi Hernandez ka qenë një nga personat më të zhgënjyer me atë çfarë ka parë në Belgjikë. Dhe ai e ka pranuar pas ndeshjes se situata në skuadër është shqetësuese.
SITUATA – “Jam i shqetësuar dhe kjo është normale. Skuadra nuk është komode. Jemi në një seri të keqe, kemi dy rezultate negative (humbje). Duhet të jemi kritikë ndaj vetes. Duhet të përmirësohemi. Skuadra kundërshtare gjeneron, është e vështirë për ne për të gjeneruar. Është e vërtetë se e kishim arritur objektivin, por ne duhet të përmirësohemi. Të gjithë duhet ta kuptojmë se kjo nuk është ajo çfarë pritet nga Barcelona”.
NDESHJA – “Ndjesitë nuk janë të mira. mendoja se pas barazimit 2-2 mund të bënim diçka më shumë. Por kemi gabuar sërish dhe jemi ndëshkuar. Për fat jemi kualifikuar dhe nuk rrezikuam asgjë, por duhet të gjejmë ritmin tonë”.
RIVALI NË 1/8 E FINALEVE – “Takimet e ardhshme do të jenë vitin e ardhshëm. Kështu që fokusi duhet të jetë në La Liga. Gjithsesi do të presim të mësojmë rivalin tonë. Por tani më shumë se sa për rivalin duhet të shqetësohemi për veten dhe të dalim sa më shpejt nga ky ngërç”, nënvizoi Ksavi.
PANORAMASPORT.AL