Wednesday, 13. May 2026
Sport

Distria në finale, siguron medalje

GS 28/07/2024 2 Min. Lesezeit

Distria Krasniqi ka siguruar medalje në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Në kategorinë deri 52 kilogramë, Krasniqi është kualifikuar në finale pasi në gjysmëfinale e mposhti me Ippon italianen Odette Giuffrida në vazhdime apo me “Golden Score”.

Për Krasniqin, kjo ishte fitorja e tretë në po aq luftëra të zhvilluara gjatë ditës së sotme në kategorinë e saj.

Distria raundin e parë e kaloi pa luftë, ndësa raundin e dytë dhe çerekfinalen e kaloi pa vështirësi.

Ishte e jashtëzakonshme pasi luftën e parë e mbylli për 37-të sekonda, ndërsa të dytën për 63 sekonda.

Në gjysmëfinale, lufta ishte e fortë mes Krasniqit dhe Giuffridas por xhudistja kosovare ishte shumë e vendosur për ta prekur finalen, gjë që edhe e arriti. Lufta zgjati hiq më pak se 5 minuta e 9 sekonda por Giuffrida u ndëshkua tri herë për pasivitet.

Me kalimin në finale, Krasniqi të paktën ka siguruar medaljen e argjendtë por forma e saj në këtë turne olimpik është dëshmi se ajo synon medaljen.

Për Krasniqin, kjo do të jetë medalja e dytë rresht në Olimpiadë pasi në Tokio e fitoi të artën por në kategorinë deri 48 kilogramë. Krasniqi bëhet sportistja e parë nga Kosova që fiton dy medalje olimpike.

Teilen: