Wednesday, 6. May 2026
Sport

Dita e një legjende, dita e Loro Boriçit

GS 04/08/2025 1 Min. Lesezeit

Si sot 103 vite më parë, më 4 gusht 1922, lindi në Shkodër Loro Boriçi, i cili u bë një emër i madh i futbollit shqiptar si futbollist dhe trajner.

Kampion si lojtar me Vllazninë dhe Partizanin, fitues i Ballkaniadës së vitit 1946 me Kombëtaren, kampion po ashtu si trajner me Partizanin.

Loro Boriçi është trajneri më jetëgjatë i Kombëtares shqiptare, ndërkohë që ka fituar me Shpresat edhe Kampionatin Ballkanik në vitin 1977, si dhe Kupën Ballkanike me Partizanin në vitin 1970.

I vlerësuar dhe dekoruar me tituj të ndryshëm pas vdekjes, emrin Loro Boriçi e mban edhe stadiumi Kombëtar i Shkodrës.

Teilen: