Monday, 24. August 2026
Sport

Dita e pestë e Lojërave Mesdhetare, sytë te Donjeta Sadiku dhe shpresa për medalje

GS 24/08/2026 1 Min. Lesezeit

Fundjava ishte dëshpëruese për Kosovën në Lojëra Mesdhetare. Sidomos të dielën, sportistët kosovarë kishin vetëm dështime.

Të hënën, në ditën e pestë të garave, Kosova në “Taranto 2026” paraqitet në shumë sporte. Në sporte ekipore do të shpresohet në fitore në volejboll, hendboll e futboll. Në sporte individuale garohet në boks, not, mundje, çiklizëm e disa sporte tjera.

Kosova sot mund ta sigurojë medaljen e parë. Boksierja Donjeta Sadiku fillon garimin në çerekfinale.

Me fitore avancon në gjysmëfinale dhe siguron të paktën medaljen e bronztë.

 

Teilen: