Disiplina e mundjes prej ditësh ka nisur aktivitetin e saj në “Paris 2024”, por sot është një ditë e veçantë për Shqipërinë. Zelimkhan Abakarov do të jetë gati për debutimin në këtë turne në mundjen stil i lirë për peshat deri në 57 kilogramë.
Për të vazhduar për më tej Abarakov do ti duhet që të kalojë mundësin nga Guinea Bisau, Diamantino Iuna Fafe. Dueli në fjalë do të jetë i gjashti në program për disiplinën e mundjes.