Thursday, 2. April 2026
Sport

Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara / FSHF dhe SHRFT organizojnë aktivitet futbolli

GS 04/12/2025 1 Min. Lesezeit

Federata Shqiptare e Futbollit zhvilloi një event me fëmijë me nevoja të veçanta, në kuadër të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të veçanta.

Në këtë nismë të ndërmarrë nga Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë morën pjesë rreth 15 fëmijë, të cilët zhvilluan lojëra sportive individuale dhe në grup, nën kujdesin e specialistëve të SHRFT.

Fëmijët u përfshinë në ushtrime argëtuese, lojë individuale me top, driblime, gjuajtje të penalltive dhe lojë në skuadër.

Fëmijëve pjesëmarrës iu dhuruan fanella të lojës dhe topa futbolli si simbol i dashurisë për sportit dhe mesazhit të gjithëpërfshirjes që përçon loja më e bukur në botë.

Teilen: