Neymar bëri debutimin e tij në Botëror në fitoren 3-0 të Brazilit ndaj Skocisë, rezultat që siguroi kualifikimin në fazën e 1/16-ve. Sulmuesit brazilian iu deshën pak më shumë se 15 minuta në fushë për të përjetuar sërish emocionet që kishte frikë se nuk do t’i ndiente më. Ai shpërtheu në lot sapo hyri në lojë.
Pas ndeshjes, Neymar deshi të festonte me familjen dhe thirri fëmijët pranë vetes në fushë. Megjithatë, djali i tij i madh, Davi Lucca, 14 vjeç, u ndalua dy herë nga sigurimi i “Hard Rock Stadium” në Miami, pasi u ngatërrua me një tifoz që po tentonte të hynte në fushë.
@TeamNey10 pic.twitter.com/BQa6mRX7VW
Për Neymar ishte një mbrëmje shumë emocionuese, pasi rrezikoi të humbiste Botërorin për shkak të një dëmtimi, por u rikthye dhe debutoi më në fund kundër Skocisë.
😍🇧🇷 Les magnifiques retrouvailles de Neymar avec sa famille après ses débuts en Coupe du Monde !#beINFWC2026 #FIFAWorldCup pic.twitter.com/REsXpEaZ8u
— beIN SPORTS (@beinsports_FR) June 25, 2026