Wednesday, 13. May 2026
Sport

Djali i Vuçiqit pritet të jetë në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

GS 06/06/2025 1 Min. Lesezeit

Një prani e pazakontë mund të shihet nesër në stadiumin e Tiranës, ku do të zhvillohet ndeshja shumë e pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Komentatori sportiv Dritan Shakohoxha ka zbuluar sot në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova se djali i presidentit serb, Alleksandar Vuçiq, mund të jetë prezent në stadium.

“Mesa di unë, do vijë edhe djali i Vuçiq këtu në Tiranë, sepse ai është menaxher futbolli. Vuçiq është shumë i lidhur me futbollin, ata e kanë përdorur futbollin dhe grupet e huliganëve për politikë, për fushata elektorale. I kanë përdorur për gjenocide, për Kosovë, për Bosnjë e kudo që ata kanë pasur probleme – kanë përdorur këto grupe të tifozërisë”,  deklaroi Shakohoxha.

Teilen: