Në orët e fundit, talenti i Arsenal-it Ethan Nwanweri, është kthyer në një nga objektivat e Milan-it të Amorim. Kuqezinjtë kanë bërë një ofertë të parë, por që është refuzuar nga londinezët.
Në lidhje me të ardhmen e lojtarit ka folur pikërisht trajneri Mikel Arteta. Gjatë konferencës për shtyp në prag të përballjes me Manchester City-n në Superkupën e Anglisë, trajneri spanjoll ka thënë:
“Nuk i di planet e tij, por një eksperiencë jashtë vendit, me të gjitha vështirësitë që përmban, mund a ndihmojnë të rritet lojtarin. Talenti, dëshira dhe pasioni që ka për futbollin nuk diskutohen.
“Është diçka që e ka vlerësuar gjithmonë tek Ethan. Mendoj se ka zhvilloj disa ndeshje shumë të mira dhe ka treguar se ka aftësitë për të luajtur këtu.
“Do ta doja në klub, por nuk e di çfarë është më e mirë për lojtarin në afatin e mesëm ose të gjatë. Ethan ka nevojë të luajë futboll, dhe nëse qëndron këtu do të jetë sepse do t’i garantojmë hapësirën e nevojshme. Përndryshe nuk do të ishte e mirë për askënd, besoj”.