Transferimi i Ronald Araujo nga Barcelona te Liverpool ishte padyshim një nga surprizat më të mëdha të merkatos së fundit. Ndryshe nga sa ndodhte te Barcelona, ku ishte totalisht në hije, Araujo duket se ka rilindur te Liverpool. Uruguajani ka luajtur deri tani 647 minuta, ku ka dhënë dhe një asist dhe një gol.
Në prag të përballjes së Liverpool-it në Champions League ndaj Villarreal, Araujo u pyet nëse ka vendosur të largohet përfundimisht nga Barcelona apo jo.
“Është ende shumë herët për të folur për këto çështje. Thjesht po përpiqem ta shijoj çdo ditë, të vazhdoj të zhvillohem dhe të përmirësohem çdo ditë për të fituar vetëbesim. Jam jashtëzakonisht i lumtur që jam këtu, dhe edhe familja ime është e lumtur”, tha fillimisht Araujo.
Duke folur për fillimin e tij me skuadrën angleze, Araujo tha: “Sinqerisht, jam i mahnitur. E dini sa i madh është Liverpooli, por kur mbërrin këtu dhe sheh përmasat e këtij klubi, infrastrukturën dhe tifozët, kupton se ndodhesh në një klub gjigant. Jam jashtëzakonisht i lumtur, sepse që kur mbërrita jam pritur mrekullisht dhe jam trajtuar si çdo lojtar tjetër në ekip, jo vetëm nga stafi i klubit, por edhe nga tifozët”.
Kujtojmë se Liverpool ka të drejtën e blerjes përfundimtare të Araujo në fund të sezonit aktual për 55 milionë euro.