Friday, 1. May 2026
Sport

Dortmundi i shkakton humbje të thellë Koln-it

GS 20/01/2024 1 Min. Lesezeit

Koln po fundoset në renditje të tabelës. 

Skuadra e Koln-it sot ka pësuar edhe një humbje të rëndë, kësaj radhe në konak të vetin, me rezultat 4:0 nga Dortmundit, në kuadër të Bundesliga I.  

Golat i realizuan Malen (12′ e 61′), Fullkrug (58′ – nga penalltia) e Moukoko (90+4′)..

Mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Leart Paçarada, i mungoi Koln-it, për shkak se ende nuk është gati pas lëndimit.

Pas javës së 18-të, Dortmundi renditet në vend të pestë me 33 pikë e Koln në të 17-tin me 11 sosh.

Teilen: