Egjipti është kualifikuar në fazën e 1/16 së finales të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Australinë pas ekzekutimit të penalltive, në një ndeshje dramatike që përfundoi 1:1 pas 120 minutave lojë.
Egjiptianët kaluan në epërsi në minutën e 13-të me golin e Emam Ashour, ndërsa Australia barazoi në minutën e 55-të falë një autogoli të Mohamed Hany. Pavarësisht rasteve të krijuara nga të dyja skuadrat, rezultati mbeti i pandryshuar edhe pas vazhdimeve, transmeton lajmi.net.
Fituesi u përcaktua nga pika e bardhë, ku Egjipti tregoi më shumë saktësi, duke triumfuar me rezultat 4:2.
Me këtë fitore, Egjipti siguron një vend në mesin e 16 kombëtareve më të mira të Kupës së Botës dhe në fazën tjetër do të përballet me fituesin e ndeshjes mes Argjentinës dhe Kepit të Gjelbër./lajmi.net/
Teilen: