Sunday, 6. September 2026
Sport

Dramë në Londër! – Arsenali përmbys Chelsean, Raya shpëton fitoren në fund

GS 06/09/2026 2 Min. Lesezeit

Arsenal ka vazhduar serinë e fitoreve në Premier League, duke triumfuar 2-1 ndaj Chelsea në një ndeshje të luftuar në shtëpi.

Mysafirët e nisën takimin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi arritën të zhbllokonin rezultatin që në minutën e dytë. Morgan Rogers shfrytëzoi asistimin e Hatos dhe i dha Chelsea-t avantazhin e hershëm, transmeton lajmi.net.

Arsenali nuk u dorëzua dhe gradualisht mori kontrollin e lojës. Përpjekjet e vendasve u shpërblyen në minutën e 25-të, kur Kai Havertz dërgoi topin në rrjetë me një goditje të fortë, duke rikthyer baraspeshën.

Skuadra londineze pati edhe një tjetër moment të rëndësishëm para pushimit, por goli i Riccardo Calafiorit u anulua nga VAR-i për shkak të pozitës jashtë loje.

Pas intervalit, Arsenali hyri në fushë me më shumë intensitet dhe arriti ta përmbysë rezultatin. Në minutën e 50-të, Martin Ødegaard realizoi për 2-1 pas një asistimi të Tzolis.

“Topçinjtë” patën disa raste për ta vulosur fitoren, por Chelsea mbeti në lojë deri në fund. Rasti më i madh për barazim erdhi në minutën e 89-të, kur David Raya reagoi shkëlqyeshëm për ta ndalur goditjen e Estevaos.

Në fund, Arsenali arriti ta ruajë epërsinë dhe regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat.

Pas këtij triumfi, Arsenali grumbullon nëntë pikë nga tri ndeshje, ndërsa Chelsea mbetet në kuotën e gjashtë pikëve./lajmi.net/

Teilen: