Thursday, 20. August 2026
Sport

Drenica forcohet me Igball Jasharin

GS 08/01/2025 1 Min. Lesezeit

Mesfushori i talentuar i Prishtinës, Igball Jashari karrierën do ta vazhdoj te skuadra e Drenicës.

Ekipi nga Skenderaj që bën gara në Ligën e Parë të Kosovës, të mërkurën e ka prezantuar Jasharin.

Drenica nuk i ka bërë të ditura detajet e transferimit të tij, por ka shtuar se “sulmuesi i familjes emblematike Jashari, do të jetë ‘armë’ shtesë për sulmin e skuadrës tonë”.

Jashari 19-vjeçar, si futbollist është zhvilluar te Prishtina, ku në vitin 2023 është promovuar në ekipin e parë.

Në stinorin vjeshtor, Jashari ka regjistruar 8 paraqitje për Prishtinën në Superligë, ku e ka bërë edhe një asistim.

Ai është nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari.

Teilen: