Friday, 15. May 2026
Sport

Drita 61 minuta me një lojtar më pak, mposhtet në Varshavë

GS 22/08/2024 2 Min. Lesezeit

Drita e Gjilanit përkundër angazhimit të madh, nuk ia doli që të kthehet e pamposhtur nga stadiumi “Wojska Polskiego” në Varshavë.

Legia ka shënuar fitore me rezultat 2:0 ndaj Dritës, në takimin e parë të Conference League.

Dritën e penalizoi shumë përjashtimi i mesfushorit ganez Hasan Gomda. 

Futbollistët është ndëshkuar me karton të kuq pas një ndërhyrje ndaj lojtarit të Legias në minutën e 29-të.

Drita mbetet pa një futbollist për 61 minuta që ishte një hendikep i madh dhe përparësi e madhe për rivalin.

Në minutën e 32-të, portieri Faton Maloku me vetëmohim të pashoq ka shpëtuar portën e tij duke e dëbuar topin në korne.

Në minutën e 56-të, Blaz Kramer ka shënuar me kokë në pjesën e epërme, ku portieri Maloku nuk pati forcë as që të reagojë. 

Në minutën e 84-të, Marc Gual realizoi për 2:0.

]Mbrojtja e Dritës nuk ishte e vendosur si duhet dhe futbollisti i Legia-s e ka shfrytëzuar këtë hapësirë për bukuri.

Megjithatë Drita ka rast të madh që këtë humbje të përmbysin në ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Teilen: