Wednesday, 13. May 2026
Sport

Drita forcohet me sulmuesin Balaj

GS 26/05/2025 1 Min. Lesezeit

Sulmuesi Liridon Balaj është përforcimi më i ri te skuadra e Dritës.

Kampionia e Kosovës në futboll, të hënën e ka prezantuar sulmuesin Balaj që me skuadrën nga Gjilani ka firmosur kontratë dyvjeçare. i

“Kemi knaqësinë të ju prezentojmë përforcimin tonë më të ri, sulmuesin Liridon Balaj. Balaj luan në poziten e sulmuesit të krahut të djathtë dhe së fundmi ishte pjesë e ekipit të Skenderbeut nga Shqipëria”, ka shkruar Drita ndër të tjera.

Balaj, së fundmi ishte pjesë e Skënderbeut të Korçës kurse si futbollist është zhvilluar te Besa e Pejës.

“Liridoni si i ri ishte pjesë e ekipit të KF Besa nga Peja dhe në sezonin 2018/19 u largua në drejtim të futbollit zviceran ku për disa vite ishte pjese e ekipeve si FC Aarau dhe FC Schaffhausen gjithashtu për një kohë ka luajtur edhe në futbollin belg. Balaj do të jetë një forcë e re e ekipit dhe i dëshirojmë shume suksese së bashku”, ka përfunduar njoftimi i Dritës.

Teilen: