Wednesday, 21. January 2026
Sport

Drita me projekt të madh, nis punën rreth kampit stërvitës dhe akademisë së klubit

GS 06/01/2026 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në futboll, FC Drita ka bërë hapin e madh drejt investimit më madhor në kuadër të klubit gjilanas.

Në prani të kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, kryetarit të FFK-së Agim Ademi, drejtuesit e klubit gjilanas kanë vendosur gurthemelin e kampit stërvitës, një projekt i madh jo vetëm për klubin por edhe për futbollin gjilanas.

Kampi stërvitor përfshin dy fusha stërvitëse për klubin bardhekaltër, zyrat e klubit, akademinë dhe hotelin, duke e bërë FC Dritën njërin ndër klubet më serioze të vendit.

Krahas sukseseve në fushën e blertë, gjilanasit kanë investuar shumë edhe në resurset e klubit, duke shfrytëzuar të ardhurat nga pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, në zhvillimin e skuadrës.

Teilen: