Tuesday, 12. May 2026
Sport

Drita në Champions ndaj Differdange të Luksemburgut

GS 17/06/2025 1 Min. Lesezeit

Kampionia e Kosovës në futboll, Drita do të përballet me kampionin e Luksemburgut, Differdange në raundin e parë kualifikues të tërhequr të martën në Nyon të Zvicrës.

Shorti ka përcaktuar që Drita të luaj ndaj kësaj skuadre, e cila është e kalueshme për ekipin nga Gjilani.

Ndeshjen e parë, Drita e luan në shtëpi kurse të kthimit në udhëtim. Dueli I parë do të luhet më 8/9 korrik kurse i kthimit pas një jave.

Edhe Shkëndija e Tetovës dhe Egnatia e Shqipërisë, kanë mësuar kundërshtarët e raundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Shkëndija përballet skuadrën nga Uellsi, New Saints FC, me ndeshjen e parë që do të luaj në udhëtim dhe të kthimit në shtëpi.

Ndërkohë, Egnatia do të ketë punë me kampionin e Islandës, Breidablik, ku dueli I parë do të luhet në Shqipëri.

Teilen: