Friday, 27. March 2026
Sport

Drita sulmon Audan me Manajn

GS 08/08/2024 1 Min. Lesezeit

Skuadra e Dritës së Gjilanit ka publikuar formacionin startues për ndeshjen kundër Audas.

Kjo është ndeshja e parë e rrethit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës, ndërsa luhet në Letoni dhe nis në orën 17:00.

Trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani ka vendosur që ekipit kundërshtar ti kundërvihet me formacionin 4-2-3-1.

I vetëm në sulm është Arb Manaj, i cili nga prapa ka përkrahjen e treshes Veton Tusha, Iljasa Zulifu dhe Kastriot Selmani.

Në mesfushë para mbrojtjes janë vendosur Albert Dabiqaj e Rron Broja kurse reparti defensiv përbëhet nga Blerton Sheji, Juan Camilo Mesa, Egzon Bejtullai e Besnik Krasniqi.

Në portë është Faton Maloku.

Teilen: