Wednesday, 13. May 2026
Sport

Dudaev i dhuron një tjetër medalje olimpike Shqipërisë, Berisha: Urime të përzemërta për këtë rezultat!

GS 11/08/2024 1 Min. Lesezeit

Pas fitores së medaljes së bronzit në Lojërat Olimpike, të përfaqësuesit të Shqipërisë, Islam Dudaev, ka reaguar kreu i PD, Sali Berisha, i cili në një postim në rrjetin social “Facebook”, e ka përshëndetur këtë fitore, ku i shpreh mirënjohjen dhe përgëzimet për këtë sukses të mundësit në Paris 2024.

Berisa shkruan:

Medalja e dytë olimpike në mundje për Shqipërinë.

Mundësi i ekipit shqiptar Ismail Dudaev merr medaljen e bronxit në Olimpiadën “Paris 2024”.

Një urim të përzemërt mundësit Ismail Dudaev për suksesin e shkëlqyer që arriti pas atij që arriti dje mundësi tjetër Valiev. Mirënjohje dhe përgëzime për të dy dhe trajnerit të tyre për këtë rezultat shumë të veçantë!

 

Teilen: