Java e 31-të e Superiores do të sjellë duele interesante. Tashmë dihet se skuadrat do të kthehen në fushë në mesjavën e ardhshme.
Çfarë mbetet për t’u mësuar është axhenda. Aktualisht është e konfirmuar vetëm për ndeshjen Laçi-Elbasani.
Kurbinasit do të presin verdheblutë në orën 15:00, më 26 mars. Laçi kërkon pikë për mbijetesën, ndërsa në anën tjetër Elbasani vazhdon të besojë për Final Four.
NDESHJET E JAVËS SË 31-TË NË SUPERIORE
Laçi – Elbasani, më 26 mars ora 15:00
Egnatia – Vllaznia
Dinamo – Partizani
Tirana – Bylis
Teuta — Skënderbeu
PANORAMASPORT.AL