Saturday, 25. April 2026
Sport

Dueli Shqipëri–Jordani, kufizohet qarkullimi në disa rrugë, policia njofton masat

GS 14/10/2025 1 Min. Lesezeit

Teksa sonte mbahet ndeshja Shqipëri-Jordani, policia ka marrë disa masa.

Me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe garantimin e mbarëvajtjes së ndeshjes miqësore, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit, në disa akse rrugore përreth stadiumit.

Konkretisht, nga ora 17:00 deri në përfundim të ndeshjes, do të kufizohet qarkullimi në: •Rrugën “Dervish Hima”;•Rrugën “Gjergj Filipi”; •Segmentin pranë Hotel “Marriott”, që lidhet me bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, •rrugët anësore përreth stadiumit, përfshirë kahun nga Hotel “Sheraton”.

Teilen: