Trajneri Masimiliano Alegri ka folur për mesfushorin francez, Pol Pogba. Ai është shprehur se futbollisti nuk është ende gati dhe se nuk i dihet kur do të jetë gati për tu rikthyer në fushën e blertë.
“Nuk besoj se do ta përdorim Pogba në dy ndeshjet e radhës miqësore, praktikisht ai nuk ka punuar fare me ne. Mund të them se rikuperimi po shkon mirë, por duhet të tregohemi të kujdesshëm me kohën që do ta aktivizojmë në fushë. E pësuam në sezonin e kaluar kur ai u rikthye në fushë dhe më pas u dëmtua sërish. E shoh të vrapojë dhe që duket mirë, por do të presim të paktën edhe një muaj tjetër”, tha Alegri.
PANORAMASPORT.AL