Monday, 29. June 2026
Sport

Dy Botërorë radhazi nuk i fitoi as Maradona, Messi synon të kthehet në legjendë

GS 29/06/2026 3 Min. Lesezeit

Leo ka shkuar në kuotën e 19 golave në Kupën e Botës, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave. Argjentina e ndërtuar rreth tij.

Qëndrimet nuk janë të rastësishme, flasin vetë. Kur zbret nga autobusi i Argjentinës, Lionel Messi është gjithmonë i shoqëruar nga Rodrigo De Paul. Miqësia mes tyre është e njohur dhe ata e dinë që janë të fokusuar nga kamerat. Imazhi i mbërritjes së tyre në stadium është gati si një gol dhe që aty mund të fillojë festa.

Leo dhe Rodrigo janë shokë edhe në Mls. Ka një foto, ku mesfushori është pranë mikut të tij edhe kur ai pret flokët. Messi e mori apostullin besnik tek Inter Miami një vit më parë, fituan titullin në SHBA.

Messi ka përshëndetur muzeun e tij personal të kujtimeve, duke përmirësuar rekordet edhe duke synuar Kupën e dytë të Botës radhazi. Diçka të tillë as Maradona nuk e ka bërë. Të hënën e kaluar barazoi rekordin e Klose me 16 gola në Botërorë. Shkoi më pas 18 gola me dopietën ndaj Austrisë. Mijëra argjenatinas në tribuna dhe qytet i trasformuan këto në vende të shenjta adhurimi për Leon. Vendi ku ulen bashkëshortja Antonela dhe fëmijët është pranë tifozëve. Ata i kthejnë shpinën fushës, bëjnë gati telefonat dhe nuk dorëzohen derisa ajo nuk përgjigjet.

Kundër Jordanisë Messi shkoi në 19 gola. Kishte vendosur të mos lunate titullar në ndeshjen e fundit të grupit. Të mërkurën festoi ditëlindjen e 39-të, torta, video dhe foto. Lionel Scaloni vendosi të linte pushim titullarët, por kur inkuadrohej Messi në stol, fillonte dallga emotive nga shkallët e stadiumit.

Leo u fut në fushë në minutën e 60-të dhe dihet që atij i mjafton pak për të thyer rekordet e veta.

Mbappé është vetëm 3 gola prapa në klasifikimin “all time” dhe mes të dyve, duke ditur moshën, gara nuk ka ekuilibër. Francezi do të ketë Botërorë të tjerë, argjentinasi jo. Rastet e para për shkëputjen ishin dy goditje të lira dhe Messi shkoi në kuotën e 6 golave në 3 ndeshje.

Është i pari që shënon në 7 ndeshje radjazi në Kupën e Botës, nga 1/8-at e Katar 2022 gjithmonë e ka gjetur golin. Tani Leo kërkon të tjera rekorde, të kalojë edhe Diego Armando Maradonën, duke u kthyer në një legjendë.

Teilen: