Wednesday, 28. October 2026
Futboll

Dy “dhurata” para Krishtlindjeve, zbulohet plani i drejtuesve të Milanit

GS 28/10/2026 1 Min. Lesezeit

Drejtuesit e Milanit po punojnë për të finalizuar sa më shpejt dy rinovime brenda skuadrës, zyrtarizimi i të cilave do të vijë para Krishtlindjeve. Bëhet fjalë për Christian Pulisic dhe Adrien Rabiot. Kontrata aktuale e Pulisic skadon ën qershor të vitit 2027, pra në fund të këtij sezoni.

Sipas ESPN, amerikani ka pranuar të rinovojë edhe për katër vite të tjera me kuqezinnjtë, deri në vitin 2031. Përsa i përket Rabiot, kontrata aktuale e francezit po ashtu skadon në fund të këtij seozni, me mundësi rinovimi edhe për një vit tjetër.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Rabiot do të rinovojë më shumë se për një sezon tjetër me kuqezinjtë, por me të njëjtën pagë aktuale, 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuset.

Teilen: