Genoa ka mposhtur Juventusin 2-0, në sfidën e luajtur në “Luigi Ferraris”, e vlefshme për javën e 9-të në Serie A. Sfida u zhbllokua që në minutën e 12-të, ku Kingsley Ehizibue gjeti rrjetën pas asistit të Tommaso Baldanzi.
Në minutën e 28-të ishte vetë Baldanzi që dërgoi topin në rrjetë, edhe falë devijimit të Gleison Bremer. Pjesa e parë mbyllet 2-0 për vendasit. As futja e Zhegrovës në fillim të pjesës së dytë nuk soll dot ndryshim në lojën dhe rezultatin e ndeshjes për Juventusin. Në anën tjetër, Mario Mitaj u aktivizua si zëvendësues, duke nisur që nga fundi i pjesës së parë. Ndeshja mbyllet 2-0 për Genoa.
Napoli është rikthyer te fitorja, pasi mposhti në transfertë Monza, me shifrat 1-4. Napolitanët gjetën avantazhin në minutën e 10-të me Rasmus Hojlund, pas asistit të Giovanni Di Lorenzo. Në minutën e 43-të, Monza barazon shifrat me Gustavo Varela, i cili shënoi me kokë, pas krosimit të Jay Robinson. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Napolin, që shënoi tre gola me Matteo Politano 48′, Rafa Marin 62′ dhe Kevin De Bruyne 67.