Saturday, 10. October 2026
Futboll

Dy gola për më pak se dy minuta, Henderson “leksion” yjeve të Chelsea-s si shënohen gola spektakolarë (video)

GS 10/10/2026 1 Min. Lesezeit

Chelsea është duke fituar 2-0 ndaj Bournemouth pas 45 minutave të para në “Stamford Bridge”, në sfidën e vlefshme për javën e gjashtë në Premier League.

“Blutë” e drejtuar nga Xabi Alonso e nisën vrullshëm takimin, duke shënuar 2 gola të menjëhershëm në më pas se dy minutat e para të ndeshjes.

Në minutën e 1-rë, që ishte edhe aksioni i parë i Chelsea-s drejt portës kundërshtare, ishte Jordan Henerson që gjeti golin e parë me fanellën e Chelsea-s, pas një asisti të Cole Palmer.

Mesfushori 36-vjeçar shënoi një gol tejet të bukur me një goditje klasi në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutën e tretë, Chelsea gjen golin e dytë me transferimin tjetër të verës, Morgan Rogers, i cili shënoi me një goditje klasi brenda zonës, pas asistit të Jordan Henderson.

Pjesët e para në takimet e tjera u mbyllën me këto rezultate:

Aston Villa-Brentford 1-1
Ipswich-Fulham 0-0
Sunderland-Brighton 0-0

SHIKOGOLAT

Teilen: