Pjesa e parë mes Real Madridit dhe Real Sociedadit është mbyllur në barazim 1-1. Në sfidën që po luhet në “Santiago bernabeu”, vendasit e nisën vrullshëm, duke iu afruar golit që në minutën e 7-të, por goditja e Kylian Mbappe u ndal nga Alex Remiro.
Ishte minuta e 40-të kur erdhi goli i parë i takimit. Pas një asisti maestral të Federico Valverde, ishte Kylian Mbappe ai i cili dërgoi topin në rrjetë. Goli i parë për francezin në këtë sezon të ri në La Liga.
Teilen: