Sunday, 5. April 2026
Sport

Dy ish-lojtarë të NFL-së i premtojnë 50 mijë dollarë sprintierit amerikan nëse merr të artë në Paris

GS 30/07/2024 1 Min. Lesezeit

Shannon Sharpe dhe Chad “OchoCinco” Johnson gjatë podcast-it të tyre kanë bërë me dije se ofronin plot 25 mijë dollarë secili për Noah Lyles nëse ky i fundit do të fitonte garën e 100 metrave.

“Noah Lyles nëse merr të artë në garën e 100 metrave unë dhe Ocho ofrojmë 25,000 mijë dollarë secili”, tha Sharpe, i cili është edhe opinionist pranë rrjetit të njohur amerikan “ESPN”.

“Besoj e di shumë mirë se s’më pëlqen që të shpenzoj para”, vazhdoi Johnson.

Teilen: