Milani po mendon që tani për merkaton dhe një nga objektivat mund të vijë nga Valencia. Bëhet fjalë për Kristian Moskeran, qendërmbrojtësi i lindur në vitin 2004. Siç raportohet nga “Tuttosport”, tifozët kuqezi shpresojnë dhe duan që bordi drejtues të ndërhyjë në merkaton e dimrit për t’u përpjekur të rregullojë një sezon që po rezulton zhgënjyes.
Megjithatë, nuk duket se ka konfirmime për merkato nga “Casa Milan”. Kuqezinjtë, në fakt, do të donin të merrnin Moskeran nga Valencia, jo në janar, por në merkaton e verës së ardhshme. Milani, i cili duhet të zgjidhë problemin e brishtësisë së tepërt në mbrojtje, dëshiron të provojë të sjellë në Milani edhe Xhordan Zemuran e Udinezes. 2 gola në 35 prezenca për 25-vjeçarin nga Zimbabve që vlerësohet shtatë milionë euro nga klubi i tij që e pati blerë nga Bërnmëthi.
Ndërkohë, në listën e merkatos është edhe Nino Marçeli. Golashënuesi i golit të dytë sllovak në ndeshjen e së martës ndiqet prej verës nga drejtuesit e Milanit, të cilët do të bëjnë gjithçka për ta bllokuar që në janar, për ta afruar më pas në skuadër gjatë verës së ardhshme.
PANORAMASPORT.AL