Tuesday, 1. September 2026
Sport

Dy ndeshje dy fitore, Skënderbeu rinovon kontratën me trajnerin kroat

GS 05/09/2023 1 Min. Lesezeit

Ivan Gvozdenoviç do të jetë trajner i Skënderbeut edhe për tre vite të tjera. Tekniku kroat ka fituar besimin e drejtuesve të klubit korçar, të cilët i kanë ofruar një kontratë të re, të vlefshme deri në verën e 2026-ës.

Gvozdenoviç riktheu Skënderbeun në Kategorinë Superiore, pas një viti në të parën, teksa starti i korçarëve ishte perfekt, me dy fitore dhe 6 pikë të plota. Tekniku kroat ia ka dalë të ndërtojë një ekip simpatik dhe konkurrues, ndonëse me shumë lojtarë të rinj në organikë.
Pikërisht puna e mirë ka bindur drejtuesit e Skënderbeut që t’i zgjatin bashkëpunimin, teksa rinovimi është zyrtarizuar edhe në faqen e klubit korçar në rrjetet sociale./ h.ll/abcnews.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by KF Skënderbeu (@kf_skenderbeu)

Teilen: