Aston Villa është më konkrete në tratativat e saj për transferimin e mesfushorit të Bayern-it, João Palhinha. Newcastle, ndërkohë, ka gjithashtu interes, por një hap më mbrapa se Aston Villa.
Nuk përjashtohet që këtë javë Bayern të marrë dy oferta nga dy klubet angleze. Problemi është se Bayern preferon shitjen e lojtarit, kurse ofertat janë vetëm për huazim. Kujtojmë se klubi bavarez ka investuar 51 mln euro për portugezin.
Teilen: