Paraqitjet pozitive dhe pritjet madhështore të Xhanluixhi Donarumës vjen një moment që njollosën me disa gafa flagrante të tij, edhe pse te PSG-ja nuk është se i kanë vuajtur shumë ato. Por kartoni i kuq i fundjavës së kaluar dhe skualifikimi i portierit italian duket se kanë vënë në provë serioze durimin e drejtuesve francezë.
Këta të fundit po mendojnë relialisht që të ndryshojnë “gardianin” e portës në merkaton që vjen dhe shënjestra është pikërisht portieri i Juventusit, Vojçeh Shezni.
Ndoshta, zgjedhja nuk është e rastësishme, pasi plani i PSG-së është që të provojë t’i bëja gjërat sa më të lehtë në këtë tratativë duke parë debulesën e treguar nga Juventusi për Xhanluixhi Donarumën, në sezonet e kaluara.
Kështu që nëse bardhezinjtë nuk arritën që të bindin të ndjerin Mino Raiola në të kaluarën për ta çuar në Torino, këtë herë është PSG-ja që ia ofron “zonjës së vjetër” kartonin e Donarumës, për të mbërritur te zgjedhja e tyre për të ardhmen e portës, Vojçeh Shezni, i cili vlerësohet në Torino me 35-40 milionë euro.
PANORAMASPORT.AL