Diego Simeone mund të largohet pas plot 16 sezonesh si trajner i Atletico Madridit. Mbrëmjen e djeshme, Atletico u mund nga pika e bardhë e penalltive nga Real Sociedad në finalen e Kupës së Mbretit. Tani “Colchoneros” janë në garë vetëm për trofeun e Champions League, ku do të përballen në gjysmëfinale me Arsenalin.
Në rast eliminimi, dhe pas një sezoni komplet të dështuar, Diego Simeone mund të largohet në verë. Mediet spanjolle kanë raportuar pasditen e sotme nga burime të ndryshme që “El Cholo” mund të jetë trajneri i ri i Chelsea-t.
Duke qenë se Liam Rosenior po rezulton një zhgënjim i vërtetë dhe mund të largohet në fund të këtij sezoni, “Blutë” janë të gatshëm të nisin një projekt nga fillimi dhe Diego Simeone shihet si njeriu i duhur për të marrë drejtimin e tyre.