Pas formës së mrekullueshme të treguar në dy sezone rresht te Como, drejtuesit e Real Madridit vendosën për rikthimin e Nico Paz këtë verë, për shifrën 9 milionë euro, sipas marrëveshjes së bërë më parë mes dy klubeve.
Megjithatë, AS zbulon një prapaskenë interesante. Nico Paz duket se ka vënë në dijeni drejtuesit e Real Madridit që dëshiron të qëndrojë ende te Como. Argjentinasi ka frikën e madhe që nuk do të jetë i rëndësishëm dhe protagonist në projektin e ri që po ndërtojnë “Los Blancos”, me në krye Jose Mourinho.
Tani, klubi madrilen ka tre alternativa në dispozicion. E para, është që Nico Paz të qëndrojë edhe për një sezon tjetër te Como dhe të riaktivizohet e drejta e blerjes përfundimtare të tij në qershor të vitit 2027.
E dyta, është që Real Madrid të rikthejë Nico Paz këtë verë dhe ta shesë diku tjetër atë, duke ditur që vlera e argjentinasit është mbi 65 milionë euro dhe interesi për të është shumë i madh.
E treta, është që Real Madrid dhe Como të gjejnë gjuhën e përbashkët për një marrëveshje përfundimtare për lojtarin.