Serxhio Ramos do të vijojë karrierën te skuadra e Rajados në Meksikë. Këto janë lajmet e fundit që vijnë nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
Gazetari italian ka arritur të zbulojë se mbrojtësi spanjol ka nënshkruar parakontratën ditën e sotme, ndërkohë që së shpejti do të udhëtojë drejt Meksikës për të bërë edhe zyrtarizimin.
Ramos i bashkohet skuadrës së Rajados si transfertë e lirë. Skuadra e fundit ku 38-vjeçari u aktivizua ishte Sevija, teksa prej 6 muajsh ishte pa skuadër. Ndër të tjera Ramos është aktivizuar edhe me PSG dhe Real Madrid.
PANORAMASPORT.AL