Saturday, 16. May 2026
Sport

E BUJSHME/ Shpalli kampione Bote Argjentinën, Skaloni drejt largimit: Duhet një trajner tjetër

GS 22/11/2023 1 Min. Lesezeit

Lionel Skaloni u bë pjesë e historisë së Argjetninës, duke e shpallur atë kampione Bote për të tretën herë në histori.

skaloni

Pas fitores me Brazilin në “Maracana”, tekniku i “Albicelestes” u shpreh se është gati të largohet, pasi e ka të vështirë të vazhdojë të jetë në krye të Mesit me shokë.

“Duhet të mendoj shumë se çfarë dua të bëj. Është shumë e komplikuar për të vazhduar më tej. Argjentinës i duhet një trajner me energjinë e duhur. Unë duhet të mendoj për shumë gjëra tani, nuk është një lamtumirë. Këta lojtarë kanë dhënë shumë dhe unë duhet të mendoj se çfarë duhet të bëj”, tha Skaloni pas sfidës.

PANORAMASPORT.AL

Teilen: