Thursday, 7. May 2026
Futboll

E BUJSHME: Ylli i Dortmundit dhe i Gjermanisë njofton tërheqjen nga futbolli në fund të këtij sezoni, në moshën 30-vjeçare

GS 07/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi gjerman Niklas Süle ka njoftuar se do të tërhiqet nga futbolli në fund të këtij sezoni. Kontrata aktuale me Dortmundin i skadon në qershor të këtij sezoni dhe pavarësisht interesimit për të nga disa klube të tjera të Bundesligës, 30-vjeçari ka vendosur ta mbyllë këtu karrierën si futbollist profesionist.

Sule ka luajtur vetëm 629 minuta këtë sezon, pasi dëmtimi që pësoi gjatë ndeshjes ndaj Hoffenheim muajin e kaluar, e ka detyruar të marrë vendimin e dhimbshëm për t’u tërhequr.

Mbrojtësi fillimisht mendoi se se kishte pësuar një këputje të ligamentit të kryqëzuar për herë të tretë, por më pas nuk rezultoi kështu dhe dëmtimi nuk ishte aq i rëndë sa kishte menduar. Gjithsesi, Sule tashmë ka vendosur të tërhiqet njëherë e mirë nga futbolli.

Ai më parë ka qenë pjesë e Bayern Munich ku fitoi pesë herë Bundesligën dhe njëherë Champions League. Numëron rreth 300 paraqitje në Bundesligë, si dhe 49 ndeshje me kombëtaren Gjermane, ku ka marrë pjesë në dy Botërorë.

Teilen: