Me një Julian Alvarez që e ka mendjen te Barcelona dhe një Alexander Sorloth të dëmtuar, Diego Simeone ka qenë i detyruar në dy ndeshjet e para në La Liga të përdorë anësorin Ademola Lookman si qendërsulmues.
Simeone i ka kërkuar publikisht falje anësorit nigerian që është i detyruar të luajë në një pozicion që nuk është i tiji. “E di që nuk është vendi yt, por duhet të na ndihmosh”, janë fjalët e “El Cholo” drejtuar Lookman.
“Ai është një djalë i mirë, i cili po bën një përpjekje të jashtëzakonshme për ekipin, por i mungon ajo që i pëlqen, që është driblimi, përballja kokë më kokë me mbrojtësit, dhe ne do t’ia kthejmë këtë kur të kemi sulmuesit në dispozicion në mënyrë që ai të luajë në rolin që i takon”, pranoi Simeone.