Një nga yjet e këtij edicioni në Serinë A ka qenë padyshim Ljuis Ferguson. Mesfushori skocez i Bolonjës, ka shkëlqyer në këtë edicion dhe ishte një pikë referimi për skuadrën e cila po lufton për një vend në zonën Champions.
Por trajneri Tiago Mota sot ka marrë lajmin e hidhur se duhet të mbyllë sezonin e me shumë mundësi të fillojë atë pasardhës pa lojtarin. Dëmtimi i pësuar prej Ferguson në ndeshjen me Monzën ka qenë më i rëndë sesa mendohej, pasi është bërë e ditur se ka pësuar këputje të ligamentit kroçat në gjurin e djathtë.
Lojtari 24-vjeçar duhet të operohet e kështu, do të mbetet për një periudhë të gjatë jashtë fushave të lojës. Një moment padyshim kritik për karrierën e tij, kur shumë prej klubeve të mëdha të Serisë A po interesoheshin për futbollistin.
PANORAMASPORT.AL