Tuesday, 15. September 2026
Sport

Rritet presioni mbi Howard Webb, shefi i arbitrave të Premier League në pozita të vështira

GS 15/09/2026 1 Min. Lesezeit

Disa klube të Premier League kanë përpiluar ankesa zyrtare për faktin se nuk janë të kënaqur me punën që kanë bërë arbitrat në javën që sapo u mbyll.

Presioni mbi shefin e arbitrave të Premier League, Howard Webb, është rritur ndjeshëm pasi një ditë më parë “Pro Ref” pranoi se VAR kishte gabuar gjithçka duke konsideruar si të rregullt golin e shënuar nga Haaland në derbin e Maçesterit.

Po dje ky organ pezulloi për një javë arbitrat e VAR të atij takimi. Për këtë motiv si Matt Donohue dhe Blake Antrobus nuk do të jenë në aksion javën që vjen në takimet e Premier League. A.V.

Teilen: