Marselo Brozoviç është lojtari më i ri i Al Nasr dhe tashmë kjo telenovelë ka marrë fund. “Gazzetta dello Sport”, raporton se mesfushori kroat ka firmosur zyrtarisht kontratën dhe nuk do të ketë më surpriza për të ardhmen e tij.
Pas më shumë se dy javësh negociata, palët kanë arritur akordin ku fillimisht u bllokuan nga lojtari e më vonë nga Interi por tashmë nuk ka më kthim pas. E vetmja gjë që mungon, është vetëm prezantimi nga klubet duke qenë se asgjë nuk ka mbetur më shumë se komunikata zyrtare.
Aktualisht, mesfushori kroat është me pushime dhe me shumë gjasa menjëherë pas pushimeve do të udhëtojë në drejtim të Arabisë Saudite për t’u prezantuar dhe për të nisur nga puna me skuadrën e re.
PANORAMASPORT.AL